SKANDALI/ Ilaçi i rrezikshëm, 200 herë më i fortë se morfina, po shitet në Shqipëri

SKANDALI/ Ilaçi i rrezikshëm, 200 herë më i fortë se morfina, po shitet në Shqipëri

Brusi bëhet me objekt të ri shkollor

Medikament i rrezikshëm, Fentanyl”,, 200 herë më i fortë se morfina, po shitet në Shqipëri
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” shfaq një qytetar që arrin të blejë në farmaci medikamentin e quajtur “Fentanyl”, i cili është shumë i rrezikshëm dhe përdoret vetëm në kushte spitalore.

Fillimisht farmacisti i kërkon qytetarit të lërë para kapar në mënyrë që t’ia porosisë medikamentin e ndaluar. Më pas ia dorëzon atë, por i kërkon ta mbajë fshehur.

TAKIMI 1
Pacienti – Si kaluat?
Farmacisti – Mirë.
Pacienti – Metadon?

Farmacisti – Çfarë Metadoni? Që pihet?
Pacienti – Po!
Farmacisti – Jo, vetëm ngjitës…
Pacienti – Ngjitës? Po ngjitës?
Farmacisti – Po, ta bëjmë me porosi….

Pacienti – Ti bën?
Farmacisti – (Pohon me kokë)
Pacienti- Mbaron punë?
Farmacisti – Ë?
Pacienti – Më mbaron punë, them?
Famacisti – Besoj, se po…
Pacienti – E njëjta është ajo me atë që pihet?
Farmacisti – E njëjtë… tani, ajo… e thith lëkura, e ke parasysh? Në qoftë se nuk gjen nga ajo që pihet… do ta porositësh nga ajo tjetra pastaj.

Pacienti – Kur të vij?
Farmacisti – Është me emër Fentanyl…
Pacienti – Fentanyl? Nuk është Metadon?
Farmacisti – Jo…
Pacienti – Të njëjtin efekt ka?
Farmacisti – I njëjti ilaç është…

Pacienti – I njëjti ilaç…ë?
Farmacisti – Domethënë ka vetëm që e ngjit.
Pacienti – Mirë, po nuk gjeta kështu të lëngshëm…
Farmacisti – Pastaj taksirat të marrësh kështu…
Pacienti – Të pyes njëherë te farmacitë e tjera.
Farmacisti – Pyet një herë se mos gjen!

TAKIMI 2
Pacienti – Ça bëre? Isha edhe pak më parë për Metadonin. Do më bësh një porosi Fentanyl?
Farmacisti – Do leje…

Pacienti – Sa kushton ajo?
Farmacisti – Ja ta shoh çmimin.
Pacienti – Shikoje njëherë çmimin…!
Farmacisti – Ka 25 dhe 50.
Pacienti – 25?
Farmacisti – Dhe 50 mlg, është më e fortë.

Pacienti – 50 mlg është më e fortë? Po si çmim?
Farmmacisti – Atëherë kjo është… 25 mlg është 3 mijë e 500 lekë një. Kurse 50 mlg, është 6 mijë lekë.
Pacienti – Më jep këtë 50!
Farmacisti – Është me 5 copë ajo kutia.
Pacienti – Sa i bie? 6×5=30.
Farmacisti – 30. Do lësh një kapar që ta marrim.

Pacienti – Ndonjë 5 mijë lekësh, 10 mijë lekësh, sa do?
Farmacisti – Një 5-she. Për nja një orë, një orë e gjysmë se më shpejt nuk vjen dot.

TAKIMI 3
Pacienti – Mirëmëngjes! Ça bëre?
Farmacisti – Mos i mbaj në dorë!

Pacienti – Sa kanë ngelur?
Farmacisti – Atëherë ishin 27 e 500, ti më ke dhënë 5 mijë mua, atëherë ke për të më dhënë edhe 22 e 500.
Pacienti – 40 ke aty…
Farmacisti – S’kishe të tjera?
Pacienti – Jo s’kam për Zotin!
Farmacisti – Në rregull?
Pacienti – Faleminderit!
Farmacisti – A t’i kam dhënë në rregull? Duhet të kesh 17 e 500.
Pacienti – Në rregull, në rregull. Po kshu, a është?
Farmacisti – Është e fortë ajo….
Pacienti – E fortë!

Farmacisti – 50 mlg është, që lëshohet në lëkurë, e këput, e kupton?
Pacienti – Nëse ka ndonjë efekt se e kam shok, të paktën ta orientoj…
Farmacisti – Aman, vetëm nëse e njeh se e di si janë… janë me probleme. Duhen me tre vula të kuqe. Mezi m’i ka sjellë njëherë… mora shefin aman m’i sill i thashë. Më tha ku e ke atë, i thash ec se e kam për një personin tim se është keq. E kupton? Duhet t’i lëshojë mjeku i… toksikologu me tre vula të kuqe se ajo është… e di ti vetë, e ke parasysh. Kështu që…

Pacienti – Ika! Faleminderit! Mirupafshim!
Farmacisti- Mirupafshim! Kalofsh mirë!
Emisioni “Stop” komunikoi me mjekun toksikolog të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Andrin Tahirin, i cili tha se “Fentanyli” është shumë i rrezikshëm dhe konsiderohet 200 herë më i fortë së morfina. Ndaj efektet që mund t’i sjellë organizmit mund të jenë fatale.

“Fetanyli hyn në grupin e anegjezikëve opiat shumë të fuqishëm, me veprim qëndror. Mendikament që përdoret vetëm në kushte hospitaliere, po e theksoj, vetëm nga personel i specializuar mjekësor sepse efektet anësore dhe në rastin e overdozave ose manipulimit nga persona jokompetent, gjithmonë ka raste fatale. Overdozat edhe nëse ndodhin në ambientet hospitaliere gjithmonë kthehen në mënyrë spektakolare, duke qenë asistenca mjekësore. Ajo është madje 200 herë më i fuqishëm se morfina! Vdekja ndodh gjithmonë si pasojë e humbjes së reflekseve të rrugës së ajrit”./ tvklan.al

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)