Skandaloze: Në librat e biologjisë në Kosovë, personi me sindromën Down cilësohet ‘idiot mongoloid’

Skandaloze: Në librat e biologjisë në Kosovë, personi me sindromën Down cilësohet ‘idiot mongoloid’

Ende asnjë gjurmë e 23 vjeçarit nga Gadimja (VIDEO)

Tekstet shkollore vazhdojnë të kritikohen për gabime të shumta me prani të termeve paragjykuese e diskriminuese.

Një rast i tillë është në librin e Biologjisë ku sindroma Down cilësohet si ‘idioti mongoloid’, term i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vite që nuk përdoret dhe cilësohet si term fyes. Për këtë gjë ka reaguar edhe organizata Down Sindrom Kosova.

Në librin e biologjisë të klasave të 10’ta të Gjimnazit Gjuhësor si dhe në librin e klasave të 11’ta të Gjimnazit të Përgjithshëm sindroma Down përshkruhet si ‘idioti mongoloide’. Ky term sipas OBSH’së është rekomanduar të mos përdoret.

Përfaqësues të Down Sindrom Kosova këtë gjë e quajnë skandal.

Po ashtu në disa libra të biologjisë thuhet se personat me sindromën Downn ‘jetojnë më së shumti 10 deri në 15 vjet’, gjë e cila nuk është e vërtetë. /rtk

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)