Sot deputetët nga radhët e partisë më të madhe opozitare lëshuan muzikë nga telefoni celular kushtuar rrugës Demi Kapi – Smokvicë, kurse më pas seanca filloi të vazhdoj në mënyrë normale, njofton TetovaSot.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi ju tha deputetëve të VMRO-DPMNE-së që t’i fikin telefonat, dhe kërkoi nga koordinatori i VMRO-DPMNE-së që të ju tregojë deputetëve që t’i fikin telefonat.
Në seancën e 44-të, të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që po mbahet sot ku në rend të ditës është parashtrimin i pyetjeve të deputetëve.
Ndërsa në dy seancat e kaluara të caktuara për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, nuk kanë marrë pjesë në seancë deputetët e VMROP-DPMNE-së./Express/
COMMENTS