Klubi i volejbollit Skënderbeu i Kraishtës po organizohet sa më mirë për edicionin e ri në elitën e volejbollit të Kosovës.
Klubi nga fshati Kraishtë i komunës së Lipjanit, ka synime të qarta në Superligën A, synon daljen në Kupën e Evropës, që do të ishte suksesi më i madh në histori për këtë mjedis.
Punohet pareshtur nën drejtimin e trajnerit Astrit Shala, ndërsa kushtet janë shumë të mira duke iu falënderuar sponsorit Xhemail Shabani dhe kompanisë “Majanca”.
Ekipi me kapitenin Enes Tashollin janë të gatshëm për edicionin e ri.
Me shkollën e volejbollit Skënderbeu punojnë Safete RIfati dhe Sadik Shala.
Synimi i këtij ekipit është që të jetë sa më i përgatitur për sfidat e reja.
Ambiciet për daljen Evropë shtohen me përforcimet me volejbollist nga shtetet e jashtme.
Lista e volejbollistëve:
Enes Tasholli – kapiten; Ndriçim Ejupi, Sadik Shala, Davi Urtiga, Gabriel Miranda, Valentin Lacaj, Arben Dedushi, Florian Shala, Muharrem Shala dhe Ardion Luma.
COMMENTS