Skënderbeut i nevojitej vetëm një pikë në përballjen e kësaj jave ndaj Kukësit për të nisur festën e titullit të radhës, por festa është shtyrë së paku deri në javën e ardhshme. Kukësi triumfoi me rezultat 1:0 në udhëtim te Skënderbeu, me golin e vetëm të shënuar nga Guri në minutën e 78 të ndeshjes. Ndeshja e radhës për Skënderbeun do të luhet në datën 5 maj si mysafir ndaj Laçit dhe në rast se korçarët do të marrin të paktën një pikë do të shpallen zyrtarisht kampion i Kategorisë Superiore
COMMENTS