Skuadra e Skënderbeut ka vendosur që sonte të luaj me fanellat bardh e kuq kundër Partizanit të Beogradit në kuadër të Europa Leagues
KF Skënderbeu pritet që sonte të luajë me fanellat e para, pikërisht me të kuqen e theksuar dhe shiritat e bardhë.
Këto ngjyra urrehen nga tifozët e Partizanit të Beogradit, pasi fanella thuajse identike mban veshur rivali i tyre përjetshëm, Crvena Zvezda.
Klubi korçar e ka vendosur të luajë me fanellën bardh e kuqe, jo me atë portokalli që luajti në Ukrainë, qoftë edhe për të ndikuar sadopak në anën psikologjike të kundërshtarit, shkruan Panorama Sport.
Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që deri para mbledhjes me zyrtarët e UEFA-s, të kemi ndonjë ndryshim të fanellës. /Express/
COMMENTS