Sllovia dëshmoi se ka marrë anë (Video)

Sllovia dëshmoi se ka marrë anë (Video)

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti u ka uruar të gjithë qytetarëve 28 Nëntorin Ditën e Flamurit

Pjesëmarrja masovike për ti dhënë mbështetje LDK-së dhe kandidati të saj për kryetar të Lipjanit Imri Ahmeti, në tubimin që kjo parti e organizoi me simpatizantët e saj, dëshmoi se Sllovia ka marrë anë, njofton Ulpianapress.

Dhe si lokaliteti ma i madh në Komunën e Lipjanit, përcaktimi i slloviasve, për tu rreshtuar në mbështetje të një partie, mund të jetë përcaktues për fituesin, që do të prodhojnë zgjedhjet e tetorit.

E për këtë pjesëmarrje masive, Ahmeti e dha një propozimimin për vendin e tubimeve të radhës në këtë fshat. Ai tha se ato më nuk do të mbahen në ambient të hapur sikurse ky i sontmi, por në një Sallë të re të Sporteveve që do të ndërtohet në Sllovi.

Ahmeti para të pranishmëve ka folur për mundësinë që Lipjani të zhvillohet më fuqishëm, ndersa teksa ka folur për planet e tij në këtë drejtim , ka thënë se ai këtë mundësi e sheh si një shansë të mirë për lipjanasit, që ti japin shtytje akoma më të fuqishme procesit të zhvillimit të kësaj shoqërie në secilin lokalitet.

“Ne nuk e shohim garën tonë mundësi për shpifje, e për trilllime, siç bëjnë kundërshtarët tonë politikë, me qëllimin që ta ngulfasin të drejtën e njerëzve për tu përcaktuar si ata mendojnë”, ka thënë Ahmeti, derisa ka rrëfyer për disa raste që dëshmojnë presionin që, sipas tij, po u bëhet qytetarëve, për t’ua marrë votën jashtë vullnetit të tyre.

Ai i tha se ketyre ditëve ka takuar me qindra njerëz, edhe nga subjektet tjera politike, që i kanë premtuar se do ta votojnë ate per kryetar, por me lutjen qe të mos u nxirret emri, sepse sipas Ahmetit, këta njerëz iu rrëfyen se janë në hall nga presionet dhe kërcënimet që po ua bëjnë me telefonata oponentët politikë. Ndërsa ka thënë se ka ardhur koha që ti thuhet stop detyrimit të qytetarëve që të votojnë sipas qefit të atyre që i kërcënojnë.

“Mirëpo besoj se qytetarët e Lipjanit, përkundër shantazheve dhe presioneve që ju bëhen, ata përditë e më shumë po bashkohen rreth punës, dhe unë ftoj qytetarët që të reflektojnë në mbështetje të punës, për të mirën e Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.

Duke folur për dallimet e programit të tij, me ato të oponentëve politikë, të cilët tha se janë shpërndarë nëpër tabelën e shahut sikur piuna, por të dirigjuar nga një oligarki e ish-SHIK-ut dhe Klanit Pronto, Ahmeti tha se është shumë më i pastër para ligjit dhe para Zotit. Prandaj ftoi qytetarët, që të bashkohen rreth numrit 47, ose zgjidhje tjetër kanë ta shpërndajnë votën, tek oponentët tjerë, për të cilët tha se në fund të fundit janë një.

” Janë shpërndarë, kanë ndërruar syze e frizura, por janë të njejtit njerëz. Janë ata që e patën këtë shoqni në menaxhim, që udhëheqën me Kosovën, e që i shkaktuan dëm të madh kësaj shoqërie, janë po ajo klasë politike, që nuk la fabrikë pa shitë e pa privatizu, që nuk la tokë pa e privatizu. Janë pikërisht po ata njerëz që jetojnë në villa e shetisin me xhipa, dhe të tillët sot janë shpërnda nën çarçafin e partive tjera politike”, ka thënë Ahmeti.

Sa për Sllovinë, një shkollë të re, asfaltimi i të gjitha rrugicave, dhe ndriçimin i tyre, si dhe mirëmbajtjen e varrezave të martirëve dhe dëshmorëve, ishin disa nga premtimet tjera që Ahmeti u zotua se do ti realizojë në këtë fshat në mandatin e tij të ri./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)