Solskjaer: Nëse luajmë në të gjitha ndeshjet me mentalitet sulmues, atëherë do të shkojmë larg

Solskjaer: Nëse luajmë në të gjitha ndeshjet me mentalitet sulmues, atëherë do të shkojmë larg

Çudi tek Australia, trajneri paguan nga xhepi stafin e tij

Ole Gunnar Solskjaer ka debutuar me fitore në krye të skuadrës së madhe angleze Manchester United.

Ish-sulmuesi i famshëm norvegjez është rikthyer tek United, por tani në rolin e trajnerit.

United morri një fitore të thellë në udhëtim tek Cardiff City 1-5, në një ndeshje ku Solskjaer mposhti ish-skuadrën e tij.

Norvegjezi është shprehur mjaftë i lumtur pas fitores së parë të arritur si trajner i Djajve të Kuq.

“Nuk mund të them se çfarë më pëlqeu më shumë pasi kishte shumë gjëra të bukura, por mentaliteti dhe dëshira e djemve që zbritën në fushë duke punuar për njëri-tjetrin”, tha norvegjezi.

O“U ndjeva shumë i mirëpritur. Tani duhet të mundohem të udhëheq lojtarët dhe të nxjerr më të mirën prej tyre”.

45-vjeçari ka thënë se nëse lojtarët futen në lojë me mentalitet sulmues, atëherë mund të shkojnë larg.

“Nëse i nisim të gjitha ndeshjet kështu, me mentalitet sulmues, atëherë do të shkojmë larg. Mendoj se mbrojtja na dha fitoren, sidomos mbrojtësit e krahut që kanë shtyrë gjatë gjithë kohës përpara”

“Do ta marrim sezonin hap pas hapi. Jemi shumë larg ekipit në vend të katër, pra kemi akoma shumë punë për të bërë”, u shpreh Solskjaer./Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)