Sondazh i Ulpianapress: Imri Ahmeti fiton pa balotazh përballë të gjitha partive për të parin e Lipjanit

Sondazh i Ulpianapress: Imri Ahmeti fiton pa balotazh përballë të gjitha partive për të parin e Lipjanit

Ahmeti nga Banulla kërkon votat e qytetarëve për të qeverisur pa koalicione (Video)

Qytetarët e Kosovës më 17 tetor do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave të tyre dhe përfaqësuesit e asambleve komunale, raporton Gazeta Ulpianapress.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në bazë të kompetencave kushtetuese ka caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta lokale.

Tashmë partitë politike kanë nominuar disa nga kandidatët e tyre për kryetarë komunash edhepse shumica prej tyre ende s’janë caktuar.

Po ashtu sondazhet tashmë kanë filluar në forma të ndryshme, qoftë në terren apo në format online.

Një të tillë e ka bërë edhe Ulpianapress ku ka pyetur qytetarët se kush do ta fitojë garën në komunën e Lipjanit duke vendosur këta kandidatë si opsione për votim: Kryetarin aktual Imri Ahmeti nga LDK, Adnan Rrustemi nga VV si dhe Hyzer Rizanin nga PDK.

Kandidati tashmë i zyrtarizuar i LDK për të udhëhequr me Lipjanin edhe për një mandat, Imri Ahmeti, ka marrë shumicën e mbështetjes në këtë matje online duke fituar 73.8% të votave.

Pas tij është renditur Adnan Rrustemi nga VV si kandidat i mundshëm pasi kjo parti ende nuk ka zyrtarizuar kandidat për Lipjanin, duke marrë 17.2% të votave. Kurse pas renditet Hyzer Rizani i PDK-së me 9% edhepse ende as kjo parti nuk ka caktuar kandidat.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë ku qytetarët kanë votuar online se kë do ta votonin për kryetar të Lipjanit deri në këto çaste:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)