Sopa, asambleist në dy mandate pa fushatë

Sopa, asambleist në dy mandate pa fushatë

Çka po ndodhë në VV-në e Lipjanit, dorëheqjet nuk po ndalen, ja kush u largau sot nga kjo parti

Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Kosovë, më 22 tetor, në komunën e Lipjanit, është zgjedhur për herë të dytë radhazi si njëri nga asambleistët më të votuar afaristi Fadil Sopa.

Sopa, sipas rezultateve të KQZ-së, ka arritë të votohet plotë 471 herë, shifër kjo që atij i’a mundëson ulsen e Kuvendit Komunal të Lipjanit edhe për një mandat.

Të rralla janë rastet, kur një kandidat për asamble komunale arrinë të grumbulloj 471 vota, pa bërë asnjë ditë të vetme fushatë.

Ai vjen nga radhët e LDK-së, dhe me anë të shënimit në faqen e tij zyrtare, Sopa ka falenderuar të gjithë ata që i’a besuan votën.

“”Falenderim, rrespekt dhe mirënjohje të pafund, ndaj të gjithë votuesve në Komunën e Lipjanit.

Bazuar në çertifikimin e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, edhe këtë herë me ndihmën e Zotit dhe tuajën do të jem pjesë e Kuvendit Komunal.

Falenderim dhe rrespekt të veçantë për Kryetarin Kampion Imri Ahmeti për besimin e dhënë dhe mbështetjen e pakursyer edhe në këto zgjedhje si çdo herë tjetër.

Faleminderit përzemërsisht secilit prej jush për përkrahjen e vazhduëshme dhe besimin e dhënë, qe të i’u përfaqësoj edhe këtë mandatë për katër vitet e ardhshme në Kuvendin Komunal të Lipjanit.

Do të mundohem që me shumë punë të i’u bëjë krenarë të gjithëve, vota dhe besimi juaj ndaj meje do të kthehet në punë, angazhim dhe rezultate konkrete për të gjithë qytetarët e Lipjanit pa dallim”, ka shënuar Sopa./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)