Sot 33 vjeç – Fillimi i rënies së Ronaldos?!

Sot 33 vjeç – Fillimi i rënies së Ronaldos?!

Kaka ka një premtim të madh për Milanin

Cristiano Ronaldo ka mbushur 33 vjet. Ai, ndër vite ka kaluar formë spektakolare me Real Madridin, por kjo ditëlindje do të jetë më e zbehtë për të, sepse ky është sezoni më i dobët personal me ‘Los Blacos’.

Në ndeshjen e fundit kundër Levantes, trajneri Zinedine Zidane atë e ndërroi me Marco Asension, dhjetë minuta pa përfunduar takimi.

Reali barazoi me Levanten 2-2, me Ronaldo e dëshpëruar që nuk arriti të hyjë në listën e golashënuesve.Që nga viti 2010, Ronaldon nuk ka shënuar më pak gola, sesa këtë sezon.

Për ta shpëtuar sezonën e tij, ai duhet të këndjellet në Champions League, në mënyrë që të mbrojë epitetin e tij zyrtar, si lojtari më i mirë në botë.

Në vazhdim mund të lexoni për Ronaldon; si ishte forma e tij në ndeshjet në të cilat ka hyrë pas festimit të ditëlindjeve të tij.

2010: 25 vjeçar –

Ronaldo në atë kohë humbi në duel me Espanyolin, ndeshja që ishte, kalendarikisht, më e afërta me ditëlindjen e tij. Në ndeshjen paraprake, ai ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Malagas pas lëndimit, që e mbajti jashtë fushës së gjelbër për dy muaj.Ronaldo kishte kohë të kufizuar fushë gjatë sezonit 2009/2010.

Ai arriti të mbajë mesataren prej një goli në lojë dhe shënoj 15 gola në 16 ndeshje pas ditëlindjes së tij.

2011: Shënon 34 gola –

Një ditë pas ditëlindjes së 26-të, Ronaldo shënoi dy gola kundër Real Sociedad; e rastësishme sepse kundërshtari i radhës i Realit është pikërisht ekipi bask. Ai shënoi 34 gola nga 35 ndeshje atë stinor duke përfunduar me 41 gola në total, të realizuara për Reali Madridin. Sezoni 2010/2011 e la Real Madridin si humbës ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës – duke u eliminuar në Champions League, dhe duke e humbur titullin e La Ligës.

2013: Ronaldo 28 vjeç, feston me het-trik –

Ishin paraqitje fantastike të Ronaldos para ditëlindjes së tij; ai kishte shënuar 33 gola në 34 ndeshje, në të gjitha kompeticionet për Real Madridin. Me 9 shkurt, Ronaldo ishte efikas kundër mbrojtes së Sevillas, ndaj të cilëve shënoi 3 herë.
Futbollisti portugez, përsëri dështoi të bëhet kampion i ligës spanjolle me Realin; Barcelona përfundoi sezonin me 15 pikë para skuadrës së tij.

2014: Fiton me Realin Champions League –

Pas punës së madhe, përkrahjes së madhe nga bashkëlojtarët e tij – së bashku – Reali arrin të fitoj titullin e dhjetë në Champions League, “La Decima”.Para ditëlindjes së tij në vitin 2014, Ronaldo kishte shënuar 31 gola në 32 takime.

2016: Vit i suksesit për Ronaldon –

Ronaldo në vitin 2016 kishte 11 gola vetëm në fazën e grupeve në Champions League. Në total, para ditëlindjes së tij, kishte 30 gola në 29 ndeshje.Goli i Ronaldos nga penalltia, në finalës e Champions League, siguroi trofeun më të çmueshëm – Real Madridit – për klube në Evropë.

2017: Fillon rënia e Ronaldos në statistika! –

Sezoni 2016/2017 për Ronaldon nuk ishte efikas në krahasim si me vitet e kaluara. Numrat e tij kishin pësuar rënie, derisa ai nuk ishte i pari në tabelën e golshënuesve më të mirë. Mirëpo, në pesë ndeshjet e fundit të stinorit të kaluar, Ronaldo shpërthen duke bërë që ekipet kundërshtare të nxjerrin topin 10 herë nga porta e tyre.

2018: Larg formës së tij! –

Cristiano Ronaldo është duke kaluar stinor të vështirë, me shumë kritika për paraqitjet e tij, nga analistët dhe njohësit e futbollit. Në 8 vjet e fundit ai ka shënuar më së paku gola për Real Madridin, deri në ditëlindjen e tij.Reali duket se ka humbur shanset për të fituar La Ligën, megjithatë Ronaldo ka mundësi të rikthej formën e tij të dikurshme dhe të shkëlqej në Champions League – sikurse vitin e kaluar. Ai ka shansin të hyjë në historinë e re të Champions League, duke fituar 3 herë me rradhë titullin e më të mirëve të Evropës në futboll.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)