Politika i ka përdorur të gjitha mjetet, nga fjala në parlament, e deri te protestat e dhunshme në rrugë këtë të enjte, opozita e djathtë bllokoi 4 pika kyçe në qarkullimin e vendit opozitarët u ulën këmbëkryq, ndërsa të tjerë edhe ia morën isos me këngë…vetëm ne Elbasan, ajri u ndot disi nga djegia e disa gomave.
Kauza?! Taksat që sipas saj po i rëndojnë në kurriz shqiptarëve, nga qeveria e oligarkët.
Fiks 7 vjet më parë, rolet ishin ndryshe. Socialistët në opozitë, me kryetarin Edi Rama që humbi zgjedhjet me 10 vota për bashkinë e Tiranës, kaluan në mosbindje civile ndaj pushtetit të djathtë. Në atë kohë, gomat u dogjën në disa qytete të vendit.
Bllokimi i rrugëve, përveçse nga masat e qytetarëve, u bë edhe nga mjete e sende rrethanore. Pamjet e News24 në atë vit dëshmojnë për situatën.
Policia asokohe, qëndronte në gatishmëri të ruajtjes së rendit publik por kishte raste edhe të tilla si ky i fokusuar nga objektivi ynë.
7 vite shkuar, deputetët socialistë bënin thirrje për rrëzimin e këtij pushteti. Sot janë vetë në karriget e pushtetit dhe gjykojnë protestën e sotme të opozitës. Të majtët thonë se këto metoda nuk pinë ujë për rrëzimin e qeverive, konstatim ky i kaluar nga ata në lëkurë.
Ndiqni videon se si përgjigjen deputetet socialiste sot ne pushtet per dhunen qe kane ushtruar vete ne protesta kur ishin ne opozite!!!
COMMENTS