Sot i’u bënë analizat familjarëve të të prekurit me COVID-19 nga Lipjani

Sot i’u bënë analizat familjarëve të të prekurit me COVID-19 nga Lipjani

Izolohet Janjeva, i infektuari ishte kthyer nga Gjermania më 11 mars

Familjarët e të prekurit me Covud-19 nga Lipjani, që nga dita e djeshme janë në karantinë. Kjo pasi një familjar i tyre, mbrëmjen e së mërkurës rezultoi i prekur me virusin COVID-19. Ndërkohë, sipas burimeve të gazetës Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë ditës së sotme, ka marrë për testim mostrat e familjarëve që kanë pasur kontakt me të prekurin me koronavirus, raporton Ulpianapress.

Personi i cili doli pozitiv kishte qenë i vetë-karantinur që nga data 08.04.2020, dhe jeton në periferi të qytetit, pas shfaqjës së simtomave.

Tani do të merren mostrat e të gjithë familjarëve dhe atyre që dihet se kanë pasur kontakt me personin e prekur me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për Ulpianapress një lexues i gazetës i cili e kishte përcjellur të gjithë situaten.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)