Spektakël Holiwoodi-an midis Lipjanit (Video/Foto)

Spektakël Holiwoodi-an midis Lipjanit (Video/Foto)

Ahmeti uron 1 qershorin: Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka zhvilluar një aksion në formë të filmave të Holiwood-it në prani të një numri të madh te policëve i cili ka rezultuar me mbylljen e një lokali afarist në Lipjan.

Hysni Bytyqi, pronar i këtij biznesi ka thënë se tetë vjet më parë e ka blerë nga AKP-ja këtë lokal në vlerë prej 121 mijë euro nëpërmjet ankandit publik dhe nëpërmjet procedurave të rregullta, mirëpo ai për herë të tretë është dalë në ankand public dhe kësaj radhe është privatize nga një njëri që mbrapa tij është dikush nga vetë AKP-ja.

“ Tetë vjet më parë në mënyrë ligjore nëpërmjet tenderit e kam blerë lokalin të cilin jam duke e shfrytëzuar prej 18 viteve dhe të gjitha pagesat i kemi bërë me rregull, mirëpo bordi i AKP-së i ka kthyer paratë tona pas kësaj periudhe dhe e ka shpallë në ankand publik lokalin tonë të cilin tashmë e ka fituar një person i afërt me disa anëtar të bordit të AKP-së”, ka thënë ai.

Ndërsa Isuf Kelmendi pronar i një biznesi ka bërë me dije se AKP-ja ia ka falsifikuar nënshkrimin per ta liruar lokalin me vetëdëshirë.

“Lokali i ka takuar banesës dhe e kam shfrytëzuar që nga paslufta. AKP-ja si institucion shtetëror është duke u shndërruar në një organizatë kriminale. ndërkohë e kam fituar lëndën në gjykatën themelore në Lipjan, por që lënda është zvarritur nëpër gjykata të tjera”, ka thënë ai./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)