Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur sot aderimet e reja në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kësaj radhe, Haradinaj ka mirëpritur futbollistët dhe trajneri Faruk Statovci, të skuadrës “Minatori” nga Lipjani, ku në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së AAK-së Lipjanit, njëherit kandidat për deputet me numër 64, Prof.Dr Vehbi Imeri.
Haradinaj ka thënë se kjo skuadër iu bashkua ekipit fitues të zgjedhjeve për të jetësuar konceptin 100% shtet.
“Sot, futbollistët dhe trajneri Faruk Statovci, të skuadrës “Minatori” nga Lipjani u rreshtuan me Aleancën, ekipin fitues të zgjedhjeve, për ta jetësuar konceptin 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj.
COMMENTS