Stacioni policor në Lipjan shton numrin e policëve civilë

Stacioni policor në Lipjan shton numrin e policëve civilë

Fitim Selimi uron besimtarët për Kurban Bajram

Thyrjet e lokaleve private që po ndodhin gjatë natës në Lipjan, kanë bërë që Stacioni Policorë në Lipjan të marrë masa të shtuara, njofton Ulpianapress.

Këtë e konfirmojnë edhe burime të Ulpianapress-it brenda stacionit të policisë, ku pohojnë lajmin për numrin e shtuar të policëve civilë dhe atyre në uniformë për arsyjen e numrit të rritur të thyrjeve të lokaleve gjatë natës.

“Policia e në Komunën e Lipjanit me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, ka ndërmarrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore të uniformuar dhe të atyre në rroba civile”, i ka thënë gazetës ky burim.

Burimi thotë se në stacionin policor të Lipjanit, po punohet shumë për kapjen e të gjithë hajnave./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)