Kosova dhe Serbia sonte kanë përfunduar si të parat sonte në grupet e tyre në Ligën e Kombeve
Kosova e mundi Azerbajxhanin në Ligën D te Kombeve me rezultat 4-0 duke përfunduar e para në grup më 14 pikë.
Ndërkohë në anën tjetër Serbia ka shënuar fitore 4-1 kundër Lituanisë sonte duke e fituar Grupin e katër të Ligës C.
Por, në statistika Kosova është më e mirë.
Kosova ka pikë të njëjta por ka gol-dallim më të mirë së Serbia.
Kosova ka shënuar 15 gola dhe ka pranuar vetëm dy të tilla, kurse Serbia ka shënuar 11 gola dhe ka pranuar katër te tilla. /GazetaExpress/
COMMENTS