Në janar të këtij viti, Liverpooli dështoi ta bindë Philippe Coutinhon për të qëndruar në klubin nga Marseyside.
Mesfushori brazilian kaloi te Barcelona, kalim i cili u konsiderua se do të lë shumë hapësira te skuadra e Jurgen Klopp.
Megjithatë, kjo asnjëherë s’ndodhi. Liverpooli tashmë kishte yllin e ri, Mohamed Salah, me të cilin arriti deri në finalen e Champions League.
Por, Coutinho me Barcelonën nuk arriti më shumë se sa çerekfinalen e këtij kompeticioni, ku u eliminua nga një skuadër e rangut më të ulët si Roma, transmeton IndeksOnline.
Përfundoi sezoni, 2017/18, Liverpooli u inkuadrua furishëm në tregun e transferimeve duke kërkuar një mesfushor ofanziv të klasit botëror, ku objektivi primar ishte Nabil Fekir.
Liverpooli arriti marrëveshje me Lyonin për fantazistin francez, por në testet mjekësore rezultoi një lëndim i mëparshëm i lojtarit, gjë e cila bëri që marrëveshja të mos finalizonte.
Tutje, ”Të Kuqtë” arritën marrëveshje për transferimin e mesfushorit nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, nga Stoke City për shumën e 13 milionë funte.
Shumë analistë e legjenda të futbollit e kritikuan klubin anglez për këtë lëvizje, por vetë lojtari ua mbylli gojën të gjithëve duke kontribuar tejmase në disa ndeshje kruciale të skuadrës.
Së fundmi, Shaqiri arriti të bëhej hero i skuadrës duke shënuar dy golat e fitores në derbin më të madh në ishull, kundër Manchester Unitedit (3-1) që rezultoi me shkarkimin e trajnerit portugez, Jose Mourinho.
Por, të rikthehemi tani paksa te statistikat që krahasojnë të larguarin, Coutinho me ardhjen e verës, Shaqirin. Nga këto statistika shohim që Shaqiri është disa herë më i mirë këtë sezon, kur ka kaluar gati gjysma e sezonit.
Në 15 ndeshje në La Liga , 925 minuta të luajtura, Coutinho ka shënuar vetëm 4 gola dhe ka dhuruar 1 asistim për Barcelonën.
Nga ana tjetër, Shaqirin në 13 ndeshje në Premier League, në 626 minuta të luajtura, shënoi 5 gola dhe dhuroi 2 asistime. Padyshim, Shaqiri është njëri prej përforcimeve më të mira të kësaj vere në Angli, për të mos thënë se është më i miri.
COMMENTS