Një boshnjak 25-vjeçar është arrestuar në Grazz të Austrisë nën dyshimet se kishte planifikuar një sulm terrorist në tregun e Krishtlindjeve.
Zëdhënësi i saj tha se i dyshuari, mysliman, është arrestuar më 1 dhjetor në një strehimore emergjente, ku të tjerët e kanë parë duke parë video për sulmet e vitit të kaluar në Nicë dhe Berlin.
Siç njofton agjencia Reuters, dëshmitarët e kanë dëgjuar atë duke folur për Berlinin dhe vdekjet.
Ai ka vizituar xhamitë, por nuk është e qartë nëse është radikalizuar apo nëse ka ndonjë bashkëpunëtor, tha policia, përcjell REL.
Një tunizian ka vrarë 12 njerëz vitin e kalur në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.
Ai ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.
COMMENTS