Sulmohen policët në Skenderaj se po i shqiptonin një tiketë trafiku

Sulmohen policët në Skenderaj se po i shqiptonin një tiketë trafiku

“LUKSIN ME TELEFONA TË MENÇUR BËJENI ME PARATË TUJA”

Në Skenderaj tre persona kanë sulmuar policët që po u shqiptonin një tiketë trafiku.

Në Skenderaj policët e një patrulle të trafikut janë sulmuar nga tre persona. Sipas Avni Zahitit zëdhënësit të Policisë Rajonale në Mitrovicë, sulmi ndodhi pasi policët po shqiptonin një tiketë për kundërvajtje në trafik.

“Janë arrestuar tre persona të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Arrestimi i të dyshuarve është bërë sot rreth ores 9:30 në Skenderaj, në kohën kur njësia e trafikut rajonal po shqiptonte një kundërvajtje”, tha Zahiti.

Zëdhënësi tregoi se sulmi u krye nga shoferi dhe dy pasagjerët, ndërsa policët pësuan lëndime trupore.

Njërit nga të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për sulme tjera ndaj zyrtarëve policorë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)