Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër në Lipjan.
Policia njofton se viktima ka pranuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të marra nga sulmi.
‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor’’, njofton policia.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Ulpianapress/
COMMENTS