Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:40, në Lipjan.
‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër K/Shqiptare’’, thuhet në raport.
Siç thuhet tutje në raport, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Ulpianapress/
COMMENTS