Sulmuesi kryesor i Tiranës, Michael Ngoo është në telashe të mëdha. Prej disa ditësh ai nuk është stërvitur me skuadrën shqiptare për shkak se ishte në Angli. Skuadra kryeqytetase e ka arsyetuar mungesën e tij, duke thënë se ka arsye personale, por në të vërtetë futbollisti e ka pasur një problem ligjor mjaft serioz, ku rrezikonte edhe burgun. 25-vjeçari ka dalë para gjykatës në Chelmsford, pasi akuzohet se në vitin 2016 ka shpërndarë droga të lehta.Ngoo është kapur në flagrancë duke shpërndarë oksid të azotit (gaz që stimulon të qeshura) në një festival të madh të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, ai ka shpëtuar nga dënimi me burg prej dy vjetësh vetëm për faktin se nuk ka pasur precedent të tillë në të kaluarën. Gjithsesi mbetet të shihet se kur do të kthehet futbollisti që është titullar te 24 herë kampionët e Shqipërisë.
COMMENTS