KF Arbëria ka copëtuar Kikën me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në mesditë në Sami Kelmendi, sfidë e vlefshme për xhiron e 10-të në Ligën e Parë.
Hysen Bytyqi e hapi serinë e golave pas një asistimi nga U.Statovci (14’). Kur të gjithë menduan se do të jetë ecje e lirë nëpër natyrë për dobrajasit, kështu nuk mendoi Lirijan Ferati që barazoi razultatin në 1-1 (44’).
Pjesa e dytë flet vetëm për Arbërinë pas ndryshimeve taktike të lojës nga trajneri Abazi dhe ndërrimeve të bëra për të kërkuar një lojë akoma ma sulmuese.
Pas rasteve të një pas njëshme, vjen dhe goli i fitores me anë të super Bytyqit në të (75′), për ti dhënë tri pikët Arbërisë.
Kështu Arbëria ngritet në pozitën e pestë në tabelë me 18 pikë, dhe është në pritje të ndonjë gabimi nga kruesuesit e kësaj lige./Ulpianapress
COMMENTS