Super talenti kolumbian tek Manchester United!

Super talenti kolumbian tek Manchester United!

Kupa e Botës mbetet ëndërr për Lionel Messin, thotë se nuk dëshiron të pensionohet derisa ta fitojë atë me Argjentinën

Manchester United është duke e testuar super talentin kolumbian, i cili po cilësohet si james Rodriguez i ardhshëm.Wilson Tilve, një 16 vjeçar nga klubi kolumbian i Atletico Colombia de Cartagena, është në prova tek gjiganti anglez Manchester United. Tinejxheri luan si mesfushor në rolin e numrit 10 dhe po krahasohet me James Rodriguez. Javën e kaluar ai vizitoi kompleksin e treningu të United në Carrington dhe duket se ka lënë përshtypje të mira.

Që nga viti ardhja e Jose Mourinho-s në vitin 2016, ai është munduar ta siguroj të ardhmen e skuadrës së tij, duke u koncentruar tek akademia e të rinjve. Që nga atëherë ai nënshkroi tre lojtarë të rinj, që pritet të tregojnë veten në të ardhmen. Së pari ishte 16 vjeçari Aliou Traore i cili erdhi nga PSG, i pasuar nga edhe një moshatar i tij Di’Shon Bernard, që kaloi nga akademia e Chelsea-t dhe United u tregua më e shkathët se Barcelona, kur e siguroi Arnau Puigmal nga Espanyol. Ndoshta talenti i radhës që Manchester do t’ia bashkëngjisë akademisë së të rinjve, do të jetë edhe kolumbiani Wilson Tilve. /Insporti

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)