Superylli Krasniqi:  Për Imri Ahmetin, po nuk je votues i tij, qofsh edhe nënkampion bote, nuk të njihet merita

Superylli Krasniqi: Për Imri Ahmetin, po nuk je votues i tij, qofsh edhe nënkampion bote, nuk të njihet merita

3 rastet pozitive me COVID-19 nga Lipjani janë familjarë të infektuarit të djeshëm

Secili kryetar i Komunës në Kosovë, nëse do ta kishte qytetar të vetin Betim Krasniqin, jo vetëm që do të krenohej me të, por kishte për ta përkrahur parezervë. Sepse ky sportist që vjen nga Lipjani dhe që nuk njeh rival, por vetëm suksese, ka fituar mbi 20 trofe si në Kosovë ashtu edhe në Evropë e botë.

Kampioni i shumëfishtë Krasniqi ka arkivuar shumë suksese, por nuk ka arritur ta arkivojë vetëm një gjë: një mirënjohje, sadopak ajo, por vetëm si përkrahje morale nga Komuna e Lipjanit që drejtohet prej Imri Ahmetit. Dhe, ky sportist në këtë plan shpreh zhgënjim, aq më parë që arsyet e këtij anashkalimi i sheh si politike.

Ai thotë së nuk është votues i Ahmetit, dhe këtë e sheh si arsyen kryesore, pse Komuna e drejtuar nga Imri Ahmeti, prej se ky është zgjedhur kryetar, nuk ia njeh meritat për sukseset e tij.Prandaj ai shpreh habinë se si kryetari Ahmeti mund t’a përziej politikën me sportin.

“Kryetari Ahmeti është në dijeni që unë nuk jam votues i tij, dhe këtë e shoh si arsyen e vetme se pse deri më sot nuk kam marrë së paku një mirënjohje prej tij. Më habit fakti se si mund të përzihet politika me sportin. Unë në gara nuk kam përfaqësuar asnjë parti, por në rend të parë Lipjanin, komunën prej nga vij, si dhe krejt Kosovën”, ka thënë Krasniqi.
Ai në vitin 2015-të kishte bërë një kërkesë për subvencionim, ndërsa përgjigjja e Komunës në kërkesën e tij ishte se, nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

“Sa i përket organeve komunale, në vitin 2015 kam bërë kërkesën për sponsorizim nga Komuna e Lipjanit e cila më është përgjigjur në këtë mënyrë -“Nuk kemi buxhet të mjaftueshëm”- dhe unë kam dëshmi për këtë’’.
Ndërkohë, këta janë disa nga titujt që ka mbledhur Krasniqi deri tani:

“Kam mbi 20 trofe si në vend ashtu edhe jashtë shtetit, ndërsa dua t’i them më kryesoret:

*Kampion i Kosovës në garat e forcës (poëerlifting)2012,

*Kampion i Kosovës në Bodybuilding 2012,

*Kampion Europian në Bodybuilding WBPF 2013,

*Kampion i Kosovës në garat e forcës (Powerlifiting)2013,

*Medalist i bronztë në Kampionatin Botëror (Bodybuilding) IBFF 2013,

*Kampion i Kosovës në garat e forcës (Poëerlifting )2014,

*Medalist i argjend në Kampionatin Botëror WABBA(Badybillding) 2015,

*Kampion absolut mbarëkombëtar në garat e forcës (Powerlifting)2016,

*Kampion i Kosovës si dhe mbarëkombëtar në Bodybuilding 2017,

* Kampion absolut i Kosovës si dhe nbarëkombëtar në garat e forcës (Powerlifting)2017.

Këto ishin titujt më kryesorë, por unë nuk do të ndalem asnjëherë, do të vazhdoj tutje”, ka thënë Krasniqi./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)