Suspendohet nga puna mjeku që refuzoi ta operojë 19-vjeçarin

Suspendohet nga puna mjeku që refuzoi ta operojë 19-vjeçarin

Serbia pjesë e hartimit të statutit të Asociacionit, negociatat zhvillohen në Bruksel

Komisioni Disiplinor i ShSKUK-së ka larguar përkohësisht nga puna doktorin Enver Fekaj, i akuzuar për trajtim jodinjitoz ndaj një pacienti.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zyra e U.D. drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Basri Sejdiu.

“Sot, ShSKUK ka suspenduar -larguar përkohësisht nga puna dr. Fekajn sipas legjislacionit në fuqi, deri në një vendim të Komisionit Disiplinor”, thuhet në përgjigje të zyrës së drejtorit të ShSKUK-së.

Sipas tyre, konform kompetencave ligjore që ka U.D. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së ka reaguar menjëherë me masa ligjore.

“Ka dërguar në Komision Disiplinor dr. Enver Fekajn, kirurg abdominal dhe dr. Rifat Bajrami, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale”, thuhet në përgjigje.

Këto masa disiplinore vijnë pas raportimit të Hysen Ibrahimajt, i cili kishte problem shëndetësore dhe që pretendon që doktor Fekaj ka kërkuar 3 mijë euro për operacionin e tij.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e kishte vizituar 19-vjeçarin nga Istogu, i cili ka pasur “një përvojë jo të mirë” me mjekë të QKUK-së.

I pari i Shëndetësisë pacientit dhe prindërve të tij u ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur dhe i ka siguruar se diçka e tillë nuk do t’u përsëritet më.

Në këtë vizitë, ministri Ismaili ishte bashkë me U.D. drejtorin e ShSKUK-së, Basri Sejdiun.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)