Tahiri: AAK-PSD është mbi 15%, prijmë në disa komuna

Tahiri: AAK-PSD është mbi 15%, prijmë në disa komuna

Përplasjet Thaçi – Haradinaj zhvlerësojnë Kosovën në dialog

Besnik Tahiri nga AAK ka thënë se edhe pse janë rezultatet më të mira për këtë parti ndonjëherë nuk janë të kënaqur me këtë rezultat preliminar.

Mirëpo ai ka bërë thirrje që qytetarët të ruhen prej spekulimeve, njofton Klan Kosova.

“Rezultatet që kemi ne dallojnë substancialisht nga ato të publikuara. Mbi 15 për qind është në të gjitha matjet tona dhe jemi të parët në shumë komuna. Jemi të parët në Gjakovë, Rahovec, Obiliq, Pejë”.

“Nuk është një rezultat që e kemi pritur, por nëse e bëjmë një krahasim me rezultatet që kemi pasur është një rritje prej 80 për qind. Ajo që dua të them është se gjatë numërimit që ndodh tash të ketë një vigjilencë të madhe që vota dhe besimi të mbrohet. Ftojmë edhe KZQ-në, akterët e shoqërisë civile dhe të presim rezultate zgjedhore që të shohim se si është rezultati përfundimtar”.

“Vëzhguesit tonë nuk kanë raportuar për ndonjë parregullsi serioze. Ne po presim që të marrim rezultatet përfundimtare. Të mos ketë spekulime dhe të shpërndahet mjegulla sepse rezultatet finale ende nuk ka”.

“Ky është rezultati më i mirë sepse mendojmë që kemi bërë shumë për Kosovën, vendimet dhe punët tona kanë qenë historike, por iu takon popullit që të vendosë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)