Gazetarët janë urdhëruar që të largohen nga hapësira para zyrës së presidentit Hashim Thaçi ku po mbahet takimi ndërmjet presidentit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Zyrtarët e presidencës ju kanë thënë gazetarëve se nuk do të ketë prononcim për media të Thaçit dhe Haradinajt.
Kryesia e Kuvendit ka dështuar në marrjen e vendimit për të dalë në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale, pasi as në mbledhjen e dytë gjatë natës së sotme, nuk pati kuorum.
Aktualisht kryeministri, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
COMMENTS