Talenti kosovar nga qyteti i Lipjanit, Arlind Ademi është larguar nga skuadra gjermane SV Waldhof Mannheim II.
Ai është transferuar tek ekipi austriak që bën gara në Ligën e tretë, FC Kufstein, transmeton Indeksonline.
Trajneri i FC Kufstein është, Wolfgang Schellenberg që në të kaluarën kishte zbuluar talent si Lars Bender, Kevin Volland dhe kosovarin, Besar Halimi.
Ademi luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe ka bërë disa paraqitje për grupmoshat u19 të kombëtares së Kosovës.
COMMENTS