Tasholli: Ahmeti e ka mbushur një thes me hije dhe po e shpërndan në drejtim të qytetarëve

Tasholli: Ahmeti e ka mbushur një thes me hije dhe po e shpërndan në drejtim të qytetarëve

Tasholli: Imri Ahmeti në stilin e kapadaisë largon shtretërit nga dhoma e mjekëve

Pas vrasjes që ndodhi të dielën në një kazino në Suharekë, Kryetari Bali Muharremaj, ka deklaruar se kërkon që të mbyllen të gjitha kazinot në këtë komunë.

Iniciativës  së kryetarit të Suharekës për nënshkrimin e peticionit për shfuqizimin e Ligjit për lojrat e fatit i’u ka bashkangjitur edhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti.

Asambleisti i PDK-së së Lipjanit, Argjend Tasholli këtë bashkangjitje të kësaj iniciative po e sheh si një endërr tre sekondshe.

Tasholli ka reagur me një shënim në faqen e tij zytare duke duke e akuzuar kryetarin Ahmeti,  se e ka mbushur një thes me hije dhe po e shpërndanw në drejtim të qytetarëve.

Shënimi i plotë i Tashollit:

‘’Dëgjova që Kryetari paska dalën me një reagim( qesharak) ju paska bashku një peticioni për mbylljen e kazinove, ka hy në një ëndërr që zgjatë vetëm 3 sekonda dhe kur të zgjohet prapë fillon me avazin e vjetër, 
Imria e ka mbushur një thes me hijë dhe po e shpërndan në drejtim të qytetarëve, unë mendoj që peticioni është vetëm një grusht me hijë nga thesi i matrapazëve, një dukuri që vazhdimisht e lejoni të përhapët në Komunën e Lipjanit nuk është mirë ta leni në fatin e një peticioni, ju jeni kryetar Komune dhe e keni fuqinë juridike dhe morale që të veproni në këtë drejtim, qytetari nuk lëshon lejen për operimin e këtyre lokaleve dhe nuk është mirë që të ngarkohet me diçka te tillë, nuk jam kundër peticionit, por unë mendoj që duhet të veprojnë personat që janë përgjegjës nëse e kanë guximin dhe ndihën të përgjegjshëm në këtë drejtim.

Ngushëllime për familjarët e viktimës së mbrëmshme dhe shpresoj që të mos ketë më viktima të kësaj natyre’’, ka shkruar Tasholli./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)