Tasholli: Imri Ahmeti në stilin e kapadaisë largon shtretërit nga dhoma e mjekëve

Tasholli: Imri Ahmeti në stilin e kapadaisë largon shtretërit nga dhoma e mjekëve

Tasholli: Ahmeti e ka mbushur një thes me hije dhe po e shpërndan në drejtim të qytetarëve

Një privilegj i kërkuar nga një i afërm i kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti, i cili për t’a marrë terapinë nëpërmjet infuzionit, kishte kërkuar që shërbimi t’i kryhej në dhomën e mjekëve, e jo në sallën aty ku trajtohen pacientët, u be sebep i një hallakame qe mbrëmë u krijua në ambientet e shërbimit emërgjent të QKMF-së.

Kështu del të jetë në bazë të përshkrimit të ngjarjes që i bëne kuvendari Argjend Tasholli, e i cili gjithnjë e mbështetë atë, duke iu referuar dëshmitarëve të rastit. Sipas Tashollit, situata eskaloi kur mjekët nuk lejuan që ky shërbim, të afërmit te kryetarit Imri Ahmeti, ti kryhej në dhomën e mjekëve, por vetëm në sallën për trajtimin e pacientëvë, transmeton Ulpianapress

Kjo e kishte irrituar familjarin e kryetarit Ahmeti, i cili, siç e përshkruan Tasholli, filloi t’i shajë dhe ofendojë mjekët.

Ja si kuvendari Tasholli e përshkruan atë së çfarë ndodhi tutje:

”Imri Ahmeti në stilin e kapadaisë largon shtretërit nga dhoma e mjekëve

Familjari i kryetarit Ahmeti, dje mbrëma në ora 19:30 ishte në Qendrën Emergjente në Lipjan, sipas dëshmitarëve të pranishëm, aty kishte për të marrë një infuzion. Kërkesa e tij ishte që infuzionin të merrte në dhomën ku pushojnë ekipet kujdestare të mjekëve. Ata nuk e lejuan dhe i kërkuan që të shtrihej në dhomën ku ishte e paraparë për një shërbim të cilin kishte nevojë Aliu. Pasi familjari i ngushtë i Imri Ahmetit, mori këtë përgjigje nga mjekët kujdestarë, ai u revoltua dhe filloi që të ofendoj dhe shajë ata. Për ti qetësuar gjakërat aty u ofrua edhe shoferi i autoambulancës, mirëpo të afërmit e kryetarit Ahmeti filluan të kërcnojnë dhe tentojnë edhe ta sulmojnë.
Mirëpo, reagojnë stafi i Emergjencës dhe e shpëtojnë shoferin. Aty u bë një tollovi sipas personave që ishin present. Pas një kohe vjen edhe Drejtori i QKMF-së Agim Krasniqi i cili u kishte dhënë izë atyre që infuzionin të merrë në dhomën e mjekëve. Nuk vonoi shumë, mbërriti edhe krytari Ahemti i cili nuk kurseu kritikat për mjekët kujdestarë,.Pas gjithë kësaj tollovie erdhi dhe policia në vend të ngjarjes.A duhet të kenë pak turp të ushtrojnë presion ndaj mjekëve dhe ti shantazhojnë ata në forma të ndryshme. Me urdhër të kapidaisë( Imrisë) bëhet boshatisja e të gjithë krevatëve  në dhomën e pushimit të mjekëve kujdestarë si llojë hakmarrje e kryetarit ndaj atyre që po na shërojnë familjarët tone,  për arsyje që familjari i Imrisë u trajtua si gjithë pacientët e tjerë të Komunës së Lipjanit.Të gjithë duhet të kemi sado pak respekt në raport me mjekët të cilët bëjnë një punë të shkëlqyeshme.Imri kapidani a dëshiron që edhe mjeksinë ta familjarizojnë dhe politizojë. Duhet të ndalin vetën në këto aventura negative dhe të rezikshme për njerëzimin, duhet të kenë pak respekt për mjekët tonë”, 
ka shkruar Tasholli /Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)