Të burgosurat në Lipjan fillojnë të prodhojnë maska kirurgjikale

Të burgosurat në Lipjan fillojnë të prodhojnë maska kirurgjikale

KB Lipjani i’a bënë “sefte” në Superligë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se këto maska kushtojnë vetëm 10 cent për copë dhe përmes tyre synohet ulja e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia “Covid -19” nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

“Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)