Në vitin 2017 ishte “Prive” ajo që shpalli Ledri Vulën si personazh të vitit. Projektet e shumta muzikore ku të gjitha u shndërruan në hite, koncertet e sukseset e mëdha, janë disa nga karakteristikat që e bëjnë atë të dalloi nga këngëtarët dhe reperët e tjerë të estradës.
Nuk është ky emisioni i vetëm që tregon pse Ledri është ndryshe dhe mban primatin, por edhe emisioni “Mirage” në një rubrikë ku personazhet e ndryshme zgjedhin në mes dy personave apo këngëtarëve, gjatë gjithë vitit që lamë pas pjesë të kësaj rubrike patën reperin Vula.
Ndërsa të famshmit si si Leonora Jakupi, Teuta Krasniqi, Fifi, Getinjo e Baby G zgjodhën Ledrin si të preferuarin e tyre, duke mposhtur kështu emra si: Noizyn, Capital T e madje edhe Robert Berishën.
Ndryshe Ledri në natën e ndërrimit të moteve lansoi edhe projektin e tij muzikor të ri me titull “1 Janari” që po rezulton mjaftë i suksesshëm. Por ai nuk e la me kaq për fansat e tij performoi në një nga klubet më të mëdha të kryeqytetit, ndërsa tregoi se ai është i prakrahasueshëm dhe sa ka gjithnjë publikun pas./Indeksonline/
COMMENTS