Kim Kardashian është gjendur në mes të akuzave nga ana e fansave për shkak të kostumit të veshur për Halloween.
Ylli i “Keeping Up With Kardashian” është akuzuar për racizëm pas një postimi të bërë në rrjetin social “Twitter”, duke publikuar një video ku shfaqej si këngëtarja e ndjerë, Aaliyah.
“Vogëlushja Aaliyah”, ka shkruar Kim bashkangjitur postimit të saj, ku shihej me një veshje të ngjashme të këngëtares në videon muzikore “Try Again”.
Ndërkohë që Kim nuk e ka bërë qëllimisht që të ofendojë me kostumin e saj, shumë fansa kritikuan ashpër Kim me pretendimin që Kim është nga Armenia ndërsa Aaliyah ishte afrikano-amerikane.
“Legjendë apo jo, Aaliyah ishte një femër me ngjyrë ndërsa ti nuk je. Eshtë ofenduese dhe ti nuk duhet të kishe arritur deri në këto limite”. Ndërsa një tjetër komenton: “Eshtë tepër ofenduese sepse ajo nuk jeton më dhe ti nuk mund ta përkujtosh atë kur je një armene, vetëm duke veshur një kostum”.
Deri tani ende nuk ka patur një reagim të Kim lidhur me këto komente akuzuese nga ana e fansave./lapsi
COMMENTS