Të gjithë kundër Thaçit, PDK-ja në mjegull

Të gjithë kundër Thaçit, PDK-ja në mjegull

Në VV-në e Lipjanit priten edhe dorëheqje tjera pas Spahiut dhe Sopjanit

Përveç partive opozitare, as ato të koalicionit qeverisës nuk po pranojnë që në Bruksel, Presidenti Thaçi të flasë për ndryshimin e kufijve. Për Gazetën Express flasin Daut Haradinaj nga AAK dhe Bilall Sherifi i Nismës. Të dy deklarohen të gatshëm rreth kërkesës së opozitës, ndërsa Memli Krasniqi i PDK-së ka një propozim tjetër për partitë opozitare.

Fundi i verës solli një iniciativë konkrete nga opozita që deri më tani provonin të ndalnin idetë e Presidentit Hashim Thaçi për ndarje, vetëm me postime në rrjetet sociale.

Tri partitë opozitare, LDK, Vetëvendosje dhe PSD, u dakorduan që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme para se Thaci të marrë udhë për ta takuar Vuciqin me harta të ndryshimit të kufijve në duar.

Sipas njoftimit për medie, shefi i GP të LDK’së, Avdullah Hoti, tha se në seancën e jashtëzakonshme do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, pasardhës i Thaçit në PDK, nuk po e përkrah idenë e Presidentit për ndryshimin e kufijve, por nuk po e lë vetëm bashkëpunëtorin e tij. Veseli dje, pas iniciativës së opozita, mori për detyrë të akuzojë tri partitë se po bëjnë politikë, duke përdorë të drejtën për seancë të jashtëzakonshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë sot për Gazetën Express se nuk pranojnë që në Bruksel të diskutohet për integritetin territorial, por nuk pëlqën metodat që po përdorë opozita.

“Ne jemi pro dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mendojmë se në ketë proces duhet të japin kontributin e tyre te gjitha partitë politike që kanë legjitimitet qytetar”, ka thënë Kransiqi.

“Opozita duhet te deklarohet se a është pro apo kundër dialogut dhe cila është alternativa e tyre”

“Kosova nuk negocion për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e vet territorial”, thotë shefi i GP të PDK’së.

Sipas Krasniqit, sovraniteti dhe integriteti territorial nuk mbrohet me seanca te jashtezakonshme e me rezoluta për konsum politik ditor.

Qëndrim më të butë me opozitën, së paku në këtë temë, ka AAK, shkruanExpress.

Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën e takimit joformal të kryeministrave të Ballkanit në Durrës, tha edhe njëherë se nuk përkrah asnjë ide për ndryshimin e kufijve dhe se nuk është pro një ideje të tillë.

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, i pyetur për kërkesen e opozitës, i ka thënë Gazetës Express së është i gatshëm të ndihmojë

“Por çkado që lypet prej meje do jem i gatshëm me e dhonë kontributin tim personal ne raport me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit te Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj për Express.

Nisma, pjesë e koalicionit qeverisës, e përkrah kërkesën e partive opozitare për seancë të jashtëzakonshme para datës 7 shtator, kur Presidenti Hashim Thaçi takohet me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiqin në Bruksel.

Presidenti Thaci prej kohësh thotë se tashmë e ka të formalizuar propozimin e tij për lëvizje të kufijve, e shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, thotë se Kuvendi duhet ta

“E kemi detyrim kushtetues, të marrim pjesë në seance, pa marrë parasysh se kush e thërret atë”

“Deputetët do të votojnë cdo rezolutë që shpreh qëndrimin e Nismës”, ka thënë Sherifi.

“Do të votojmë që rezoluta të përfshijë atë që rë gjithë po e themi, pra të mos bisedohet për territorin e Kosovës. Këtë duhet ta formalizojmë”, ka thënë Sherifi.

Sherifi thotë se duhet që sa më shpejtë të ndalet Presidenti Thaçi, sepse ai po vazhdon me idenë e tij edhe përkundërse të gjitha partitë politike po e kundërshtojnë prekjen e kufijve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)