Të hënën nënshkruhet marrëveshja, Kurti e Mustafa pajtohen për 12 ministri

Të hënën nënshkruhet marrëveshja, Kurti e Mustafa pajtohen për 12 ministri

10 shtetet me pasaportat më të fuqishme për vitin 2017

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar për bashkëqeverisje. Kanë thënë se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja.

“Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)