Të mërkurën pritet të jepet rekomandimi që kosovarëve t’ju hiqen vizat

Të mërkurën pritet të jepet rekomandimi që kosovarëve t’ju hiqen vizat

Mbi 300 raste aktive me COVID në Lipjan

Të mërkurën, më 18 korrik, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, së bashku do të jenë në Bruksel ku do të takohen me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.
“Udhëheqësit e institucioneve do t’i konfirmojnë Mogherinit përkushtimin për dialog me Serbinë dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës” thuhet në komunikatë e lëshuar nga zyra e Kryeministrit Haradinaj.Lajmi.net merr vesh se të mërkurën, krerët e shtetit do të informohen nga Mogherini se Komisioni i Bashkimit Evropian do të dal më rekomandimin për heqjen e vizave për kosovarët deri në fund të vitit.

Ndërkaq, këtë informacion sonte tërthorazi e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj.Limaj është i bindur se nga Brukseli do të sjellin lajme të mira për qytetarët e Kosovës.“Do të kthehemi me lajme të mira për vendin. Do të këtë lajme të mira për qytetarët sa i përket çështjes së vizave”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)