Të miturit u arratisën nga burgu i Lipjanit me ndihmë nga jashtë

Të miturit u arratisën nga burgu i Lipjanit me ndihmë nga jashtë

Policia e Lipjanit ndalon “femrën” e shumëpërfolur në Kosovë (Video)

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Lipjanit po kryejnë shëtitjet e tyre të përditshme. Por kontrolli për ta është më i madh një ditë pasi nga kjo qendër ikën dy të të mitur që po vuanin dënimin për vrasje.

Dy të miturit që u arratisën janë Lum Lekaj dhe Valmir Ademi për të cilët menjëherë është lëshuar fletë arrest nga Policia e Kosovës.

Për T7, Drejtori i burgjeve Nehat Thaçi tha se ata kishin ikur me ndihmën e dikujt nga jashtë.

Për këtë, menjëherë pas arratisjes janë suspenduar dy zyrtarë të burgut. Për këtë Thaçi thotë se suspendimi i tyre ka ardhur për shkak të neglizhencës së punës.

Policia e Kosovës është në kërkim të të arratisurve, mirëpo deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë informacion lidhur me kërkimin.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që të mitur arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan. Një vit më parë ishte arratisur edhe një i mitur tjetër.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)