Vala e të ftohtit siberian që ka përfshirë Europën dhe ka shkaktuar të paktën 50 të vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve të pastrehë, do të zgjasë edhe sot.
Ajo vazhdon të shkaktojë bllokime në transport.
Ashtuquajtur “Bisha nga Lindja” nga media britanike, “Ariu i Siberisë” në Holandë apo “Moskë-Paris” në Francë, kjo valë të ftohti ka shkaktuar të paktën 50 të vdekur që prej të premtes.
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në Poloni, gjashtë në Republikën Çeke, pesë në Lituani, katër në Francë dhe në Sllovaki, dy në Itali, në Rumani, Serbi dhe në Slloveni, një në Holandë, në Angli, në Spanjë dhe në Vendet Baske.
Në Estoni janë regjistruar të paktën shtatë të vdekur gjatë muajit shkurt.
Natën e djeshme termometri ka arritur deri në minus 21 gradë Celcius në rajonet malore të Kroacisë dhe Bosnjes, minus 20 gradë Celsius në Lubeck në veri të Gjermanisë, minus 19 gradë Celsius në jug të Polonisë, minus 18 gradë Celsius pranë Lieges në Belgjikë dhe minus 10 gradë Celsius në Londër, përcjell Atsh.
Në Zvicër, një pik prej minus 36 gradë Celsius u regjistrua në Glattalp, në 1 850 metra lartësi,
Shumë shkolla janë mbyllur në Britaninë e Madhe, në Irlandë, në veri të Spanjës dhe në Portugali, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë, madje dhe në Shqipëri ku shumë fshtatra janë izoluar nga dëbora.
COMMENTS