Për Ri Sol-ju, bashkëshorten e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dihet shumë pak, por kohët e fundit kanë dalë disa detaje.
Raportet e Koresë së Jugut thonë se ajo është 28 vjeç dhe ka tre fëmijë. Ajo u identifikua zyrtarisht si grua e Kim, në korrik të vitit 2012, kur u prezantua gjatë hapjes së një parku për argëtim në Penian.
Është e paqartë kur Kim dhe Ri u martuan. Disa kanë raportuar se martesa është bërë në vitin 2009, por të tjerë thonë se çifti u takua në vitin 2010, në një koncert muzikor klasik.
Shumë pak dihet për jetën e Ri-së, para se të martohej me Kim. Raportet e Koresë së Jugut thonë se ajo studioi kanto në Kinë dhe vizitoi Korenë e Jugut në 2005-ën.
Ri ka një shije për modën e shtrenjtë perëndimore. Ajo është kritikuar për mbajtjen e çantave luksoze nga Dior dhe Chanel, ndërsa shumë civilë të Koresë së Veriut luftojnë me varfërinë dhe urinë.
Besohet se Ri solli në jetë fëmijën e saj të tretë në shkurtin e kaluar, pasi u zhduk nga vëmendja e publikut për disa muaj. Është spekuluar që Kim dëshironte që një djalë të trashëgonte diktaturën e tij.
Sekreti rreth Ri-së nuk është befasi për koreano-veriorët, pasi edhe babai i Kim, Kim Jong-il kurrë nuk paraqiti asnjë nga gratë e tij në publik./tch
Newer Post
Sa femra të “rrëmujshme” – FOTO
COMMENTS