Ish-Aktivisti dhe vullnetari shtimjan Mrsc.Meriton Ismajli në një deklarat ka thënë se është krenar me të arriturat që miku dhe bashkëpuntori i tij Qëndrim Hoxha i ka paraqitur në konferencën ndërkombëtare ‘’LEAPin Tirana’’ të mbajtur të shtunën në Tirana Business Park.
Ismajli ndër tjera ka thënë se Qëndrim Hoxha është lokomotivë e shumë proceseve rinore në vendin tonë dhe puna që ai ka bërë është për tu vlerësuar lartë dhe nga shoqëria por edhe nga Institucionet.
Këto Ismajli i tha pasi që një ditë më parë në faqen zyrtare të’’ LDA Albania’’, organizatë që ishte organizatore e eventit ku u publikua fjalimi i Qëndrim Hoxhës ku në një pjesë të tij vërehet respekti dhe mirënjohja që ai ka për Ismajlin pasi që nuk ka mundur të mos e përmend.
“Në vitin 2013 rikthehem me aktivitete në komunën e Shtimes ku bëhem pjesë e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal dhe aty me përkrahjen e mikut Meriton Ismajli dhe miqëve të tjerë realizojmë shumë aktivitete.” kishte thënë mes tjerash Hoxha në këtë konferencë, ku bashkë me të folës ishin edhe figura të shquara si: Ish Kryeministri Shqiptar Pandeli Majko, nënkryetari i komunës së Preshevës Armend Aliu, etj. Në disa foto të paraqitura atje nuk munguan aktivitetet që i kemi realizuar së bashku dhe kjo më bënë të ndihem mirë që kontributi ynë i përbashkët për rininë u promovua atje’’, përfundoi Ismajli.
COMMENTS