Rreth një e treta e të rinjve mund të jetojnë në shtëpi me qira për gjatë gjithë jetës së tyre.
Ky është përfundimi në të cilin ka dalë fondacioni Resolution, që në një raport të tij nënvizon se 40 për qind e atyre që quhen gjenderata e mijëvjeçarit, më saktë të lindur mes viteve 1980=1996, jetojnë në shtëpi me qira që nga mosha 30 vjeç.
Kjo shifër është dy herë më e madhe nëse krahasohet me gjeneratën X, ose të lindurit nga 1965 në 1980.
Sipas raportit, nevojitet më shumë ndihmë për këtë gjeneratë e kjo mund të arrihet përmes shtëpive me çmime më të përballueshme për ata që blejnë për herë të parë, por edhe mbrojtje më të madhe për ata që marrin me qira.
Fondacioni “Resolution”, është fokusuar sigurisht tek situata në Britaninë e Madhe, ku problemet e strehimit mund të krahasohen me një krizë të plotë, dhe ku janë të rinjtë ata që mbajnë peshën më të rëndë duke shpenzuar pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre për strehim.
Por, situata është pak a shumë e njëjtë edhe në pjesë të tjera të botës.
Top Channel
COMMENTS