Televizioni Shamshad në Kabul u sulmua nga persona të armatosur

Televizioni Shamshad në Kabul u sulmua nga persona të armatosur

VUÇIQIT – “MOS HIQ DORË NGA KËRKESAT TUA”, THAÇIT – “KRIJO UNITET” – KËRKESAT E TUSK NË PRISHTINË E BEOGRAD

Persona të armatosur sulmuan sot ndërtesën e një stacioni televiziv në Kabul, duke vrarë së paku një person.

Tre sulmues hynë në ndërtesën e Televizionit Shamshad, pasi kanë shpërthyer eksplozivë, tha policia.

Një roje dhe një nga sulmuesit raportohen të vrarë, ndërsa operacioni i sigurisë është në vazhdim e sipër.

Grupi militant Shteti Islamik, përmes ueb-faqes Amaq, tha se është përgjegjës për sulmin.

Televizioni citoi një komandant të forcave speciale afgane të ketë thënë se të gjithë pjesëtarët e stafit brenda ndërtesës janë shpëtuar.

COMMENTS