TENSIONE MES FAMILJARËVE TË TË VRARIT DHE TË AKUZUARIT PËR VRASJEN E VITIT 2009 NË LIPJAN

TENSIONE MES FAMILJARËVE TË TË VRARIT DHE TË AKUZUARIT PËR VRASJEN E VITIT 2009 NË LIPJAN

Ngritet aktakuzë për veteranët mashtrues

Me tensione ka kaluar procesi gjyqësor në rigjykimin e rastit të njohur “Çekiqi”, në të cilin Gëzim Retkoceri dhe Osman Spahiu, akuzohen për vrasjen e Naim Hajrizit, në prill të vitit 2009, në Lipjan.

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tensionimi ka ardhur pasi që familjarët e tashmë të ndjerit, Naim Hajrizi janë përfshirë në një fjalosje me të akuzuarin Gëzim Retkoceri, shkruan Betimi për Drejtësi.

Në fund të gjykimit, njëri prej anëtarëve të familjes Hajrizi, i është drejtuar të akuzuarit Gëzim Retkoceri me fjalët “Ti e ki masakru njerin bashkë me qata, e dimë na, zoti ju marroftë të dyve”.

Kurse, një anëtar tjetër i familjes Hajrizi gjithashtu i është drejtuar dajës së të akuzuarit Gëzim Retkoceri, me fjalët “Ty veç mos nxafsha, kam met rrjep, laperi i zi”.

Pas këtij tensioni, ka intervenuar Policia e Kosovës, me ç’rast i kanë marr familjëarët e të ndjerit Hajrizi dhe të akuzuarin Retkoceri, të cilët i kanë nxjerr jashtë sallës ku po mbahej gjykimi.

I akuzuari Retkoceri, i është drejtuar trupit gjykues me fjalët “nuk ka sen që s’na u ka ba prej policisë e prej trupit gjykues të kaluar. Unë nuk i tutna drejtësisë prej këtij trupit gjykues”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzon Gëzim Retkocerin dhe Osman Spahiun, se më 29 prill të vitit 2009, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore, e kishin rrëmbyer tani të ndjerin Naim Hajrizin, me qëllim që ta privojnë nga jeta. Të ndjerin e kishin goditur me mjete të forta në kokë, duke ia lidhur këmbët dhe duart.

Prokuroria pretendon se dy të akuzuarit pasi e kishin vrarë tani të ndjerin, e kishin dërguar në një lokacion ndërmjet fshatit Smallushë dhe Dobratin dhe për të fshehur gjurmët, e kishin djegur trupin e të ndjerit.

Ndryshe, ky rast është kthyer në rigjykim më 4 maj 2016 nga Gjykata e Apelit, e cila ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 7 korrik 2015, dy të akuzuarit për vrasjen e Naim Hajrizit, Gëzim Retkoceri dhe Osman Spahiu i kishte dënuar me nga 30 vjet burgim.

Me rastin e kthimit në rigjykim, Gjykata e Apelit, kishte konstatuar se Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shkelur dispozitat e procedurës penale dhe se dispozitivi i aktgjykimit nuk ishte hartuar ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)