Sot, rreth orës 14:30 në pikë-kalimin Dheu i Bardhe është paraqiture një automjet me tabela zvicerane. Oficerët e kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë. Pasi ka kuptuar që do të futet në kontroll pala ka deklaruar se ka 70 copë fidanë për mbjellje.
Oficerët i kanë sqaruar se ky produkt kërkon zhdoganim në terminal dhe duhet të i nënshtrohet procedurave doganore për mallin qe ka. Gjatë regjistrimin në procedurën për zhdoganim pala është afruar duke nxjerr 50 euro nga xhepi duke i vendosur mbi printer duke thënë se unë po vazhdoj tutje. Oficerët doganor menjëherë kanë lajmëruar Policinë e cila ka bërë ndalimin e personit nën dyshimin për tentim dhënie të ryshfetit. Rastin ka vazhduar në Polici.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.
COMMENTS