Tenton ta përdhunojë, vajza reagon dhe plagos agresorin

Tenton ta përdhunojë, vajza reagon dhe plagos agresorin

Edhe një apel i O’Connell për politikanët: Mos i tradhtoni zotimet tuaja

Vetëm reagimi i shpejtë i saj ka arritur ta shpëtojë të renë britanike që të bëhej viktimë e përdhunimit.
Adoleshentja u tentua të përdhunohej nga një burrë, i cili fillimisht u mundua ta tërheqë zvarrë drejt një korridori rreth orës tre të mëngjesit në Droitwich, Worcestshire.

Por vajza guximtare, sipas policisë, para se të arratisej arriti të kapte një objekt të mprehtë dhe e goditi me thikë sulmuesin në brinjë, kurriz dhe bark.

Ky sulm ka krijuar panik mes banorëve të komunitetit atje.

Autoritetet janë duke kërkuar për autorin e sulmit dhe besohet se ai është i plagosur rëndë.

“Është e rëndësishme që ta kapim këtë njeri sa më shpejt”, tha njëri prej zyrtarëve të policisë për mediat.

Mendohet se agresori, tashmë i plagosur ka kërkuar ndihmë mjekësore, kështu që policia po heton për të zbuluar nëse ai ka shkuar për t’u mjekuar në ndonjë qendër shëndetësore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)