Tentuan ta përdhunonin, 11 vjeçarja rrëfen gjithçka

Tentuan ta përdhunonin, 11 vjeçarja rrëfen gjithçka

Dy tifo grupet lipjanase ndihmojnë financiarisht famljen Abazi

Për t’ia larguar ankthin dhe frikën, Arben Osmani, vajzës së tij 11-vjeçare i kishte dhënë qetësues të llojit “Bensedin”, të cilin e kishte marrë nga dollapi i barërave të gruas së tij, e cila vuan nga depresioni.

Osmani nuk është duke i dhënë qetësues të tillë më vajzës, por kjo e fundit, vazhdon të jetë e traumatizuar nga një ngjarje që i ndodhi në fillim të këtij muaji, raporton KTV.

Një 19-vjeçar që kishte punuar afër shtëpisë ku banon familja Osmani në komunën e Shtimes, po dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht 11-vjeçaren.

E mitura ka treguar momentet kur i dyshuari I.S, dhunshëm e kishte futur atë dhe motrën e vet në veturë.

Motra e saj e vogël që kishte arritur të dilte nga vetura, kishte alarmuar familjarë të saj e më vonë edhe Arbenin, që kishte lajmëruar Policinë.

Por, policia në Shtime, në procedurë të rregullt, e kishte lëshuar të dyshuarin, dhe kjo gjë, është kuptuar më vonë nga familja.

Kjo, sipas Arben Osmanit, ka shtuar frikën te fëmijët që edhe po refuzojnë të largohen nga shtëpia, qoftë edhe për të shkuar në shkollë.

Derisa për gjendjen mendore të vajzës së tij, thotë të mos jetë interesuar askush.

Policia në Ferizaj ka konfirmuar rastin e evidentuar vetëm si keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16-vjeçare, dhe se i njëjti ka shkuar në procedurë të rregullt me urdhër të Prokurorit.

Në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, nuk kanë pranuar të përgjigjen para kamerës për këtë rast.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Vjosa Baftiu, i ka përcjellë një përgjigje me shkrim KTV-së, në të cilën thuhet se kallëzimi penal nga policia është pranuar të premten, një javë pasi ka ndodhur ngjarja, derisa lënda i është ndarë një prokurori të hënën, më 12 nëntor, vetëm pasi rasti është raportuar në mediat online.

Arben Osmani dhe familja e tij, pjesë e komunitetit ashkali, po presin që institucionet e drejtësisë të veprojnë dhe t’i japin epilogun e merituar këtij rasti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)