TËRHIQET XHAVIT HALITI, PUBLIKISHT KËRKON FALJE PËR FARK-UN

TËRHIQET XHAVIT HALITI, PUBLIKISHT KËRKON FALJE PËR FARK-UN

Dukagjin Gorani zyrtarizon qëndrimin pro Molliqajt, nuk merr pjesë në mbledhje

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka kërkuar falje publike për deklaratën e tij në Kuvend ku kishte thënë se strukturat politike të UÇK-së nuk janë marrë me kalamaj që kanë qëndruar nëpër therra.

Me një status në Facebook, Haliti i ka kërkuar falje djalit të dëshmorit, Sali Çekaj i cili sot ka reaguar ndaj deklaratës së tij.

“Nuk di si duhet të ndihem unë, nëna motra, kur dëgjojmë në televizor nga njerëz të paskrupullt që na thonë se pjesëtaret e FARK-ut qenkan strehuar nëpër thera. Si paska mundësi atëherë që Sali Çekaj edhe në prezencë të familjarëve kishte treguar se është pjesëtar i UÇK-së nën komandë te FARK-ut të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës të ketë gjetur vdekjen nga plumbi serb. Nuk paskan mjaftuar vdekjet, dhimbjet e luftës që disa qyqarë që nuk kanë pasur asnjë ndikim në luftë të flasin keq për dëshmorët”, ka deklaruar sot djali i Salih Çekajt.

Haliti ka thënë se këtë e ka thënë në afekt.

“Dëshmori i kombit Sali Çekaj ishte ndër të rrallët luftëtarë, që ishte mbështetës i vendosur i Presidentit Ibrahim Rugovës. Këtë vijë, pra atë të Rugovës, Çekaj e mbrojti deri në fund, duke luftuar së bashku me ushtarët e tjerë të UÇK-së.

Djalin e Sali Çekajt e kuptoj, se mund të jetë prekur. Reagimi im në Kuvend ishte pak i nxitur dhe nëse jeni lënduar, ju kërkoj falje publikisht, jo vetëm juve, por të gjithë atyre që mund të jenë lënduar nga kjo shprehje e bërë pak a shumë në afekt.

Përndryshe, përkulem me respekt para veprës sublime të çdo dëshmori të kombit shqiptar” shkruan Haliti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)