Fadil Spahiu, ka dhënë sot dorëheqje nga të gjitha funksionet që ishte duke i ushtruar në qendrën e VV-së në Lipjan, njofton Ulpianapress.
Një nga arsyet e dorëheqjes është zhgënjimi dhe mospajtimi me zhvillimet e kohëve të fundit në ish-partinë e tij.
Mirëpo pas dorëheqjes së Spahiut, po sot ka ardhur edhe një dorëheqje nga kryetari i VV-së, pika në Sllovi, si dhe anëtari i grupit punues të qendrës së VV-së.
Është Fitim Sopjani, i cili ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda kësaj partie.
Shënimi i plotë i Sopjanit:
Të dashur bashkëvendas Sllovias dhe ju Lipjanas të respektuar.
Familjarë, miq, shokë dhe ju anëtar e simpatizant të Lëvizjes VETËVENDOSJE, ju njoftoj se unë si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE- Pika në Sllovi dhe anëtar i Grupit Punues Qendra në Lipjan, jap dorëheqje nga të gjitha këto pozita si dhe nga aktiviteti im brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Arsyetim;
Pas zhvillimeve të fundit brenda procesit zgjedhor të LVV-së, kam kuptuar që Demokracia e shfaqur në publik, nuk paska qenë brenda strukturave, në momentin kur i rrezikohet pozita një individi ose grupacioni.
Unë e kuptova aty por, do ta kuptojnë edhe të gjithë ata që do të përballen me këso lloj situatash.
Respekt për të gjithë!
COMMENTS